Dragan Vasilevic, i njohur ndryshe si Kapiten Dragani, ka kërkuar lirimin e tij nga burgu në Australi. 

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave Vasilkovic e ka argumentuar kërkesën e tij duke pretenduar se autoritetet kroate do ta persekutojnë atë. Kroacia kërkon që prej 2006-ës, viti kur kapiteni u arrestua në Australi, ekstradimin e tij pasi e akuzon për vrasje të ushtarëve dhe policëve kroatë në vitin 1993.

Top Channel