Ukë Rugova s’do kandidojë për kreun e LDK-së

21/09/2010 11:25

Ukë Rugova, i biri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, nuk do të kandidojë për postin e kreut të LDK-së.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Ukë Rugova do të përkrahë në këtë garë kandidaturën e Bujar Bukoshit.

Mbështetjen nga Rugova Junior e kishte paralajmëruar më parë edhe vetë ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi.

Pas kthimit nga një vizitë në SHBA, Bukoshi kritikoi forumet e LDK-së, të cilat ishin rreshtuar përkrah kryetarit aktual Fatmir Sejdiu.

Top Channel