Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar nga Nju Jorku se është ende herët të flitet për modalitetet e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Tadic është shprehur se më e rëndësishme është të gjenden ato rrugë që do të mundësonin zgjidhjen e konfliktit historik mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Është ende herët të spekulohet se cili mund të jetë në të ardhmen modaliteti i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Tani duhet hartuar procesi që zgjidh konfliktin historik mes serbëve dhe shqiptarëve, sepse kjo është rruga e vetme drejt BE-së”, ka pohuar Tadic.

Presidenti serb ka shtuar se në takimin me baroneshën Catherine Ashton do të bisedojë për proceset integruese të vendit të tij.

Top Channel