Në fshatin Llukovë të Strugës është grabitur mbrëmjen e djeshme kisha e Shën Athanasit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave hajdutët kanë arritur të grabisin plot 21 ikona.

Sipas burimeve, komisariati i policisë ka nisur hetimet dhe përmes dëshmive të banorëve po përpiqet të identifikojë autorët.

Grabitja e ikonave në kishat e rajonit të Strugës janë bërë të zakonshme kohët e fundit. Pak kohë më parë policia lokale arrestoi një grup shtetasish nga Shqipëria që kishin grabitur kishën e Shën Gjergjit.

Top Channel