Kryetari i Këshillit kombëtar për bashkëpunimin me gjykatën e Hagës, Rasim Lajic ka deklaruar se arrestimi i të shumëkërkuarit Ratko Mlladic është prioritet për Serbinë.

Deklarata e Lajic erdhi pas kritikave të kryeprokurorit Serge Bramertz, se Beogradi nuk po bashkëpunon sa duhet me Hagën.

“Serbia vazhdon me intensitet të plotë kërkimet për të akuzuarin Ratko Mlladic, pasi arrestimi i tij është prioritet shtetëror për Beogradin”, ka pohuar Lajic.

Ai ka shtuar më tej se ka mbetur i befasuar nga deklaratat e Bramertz, duke kujtuar se ishte qeveria serbe ajo që dorëzoi në Hagë avokaten Jelena Rashic, e cila dyshohej se kishte korruptuar dëshmitarët që të flisnin në favor të të akuzuarit Milan Lukic.

Top Channel