Në Beograd është hapur proçesi ndaj një bande trafikantësh droge me në krye Darko Saric, ende në kërkim.

Proçesi që dje u shty për arsye proçeduriale, është ndjekur me shumë interes nga mediat vendase.

Sariç ka kërkuar, por nuk ka marrë ende shtetësinë e Malit të Zi.

Ai akuzohet kryesisht për kontrabandimin e më shumë se 2.5 tonë kokaine nga Amerika Latine në Europë.

Top Channel