Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu ka mbajtur një fajlim në Universitetin e Harvardit në SHBA, ku ka folur për etapat në të cilat ka kaluar Kosova.

Sejdiu ka deklaruar se pavarësia ishte e vetmja zgjidhje pas spastrimit etnik të nisur nga Milloshevic dhe ka theksuar se Kosova tani nuk do të bisedojë më për cështje që kanë të bëjnë me statusin apo integritetin territorial të saj.

“Pavarësia e Kosovës është rezultat i një rezistence të gjithëanshme të mbajtur përgjatë shekujve kundër shtypjes sistematike që u bëhej kosovarëve dhe që kulmoi me spastrimin etnik me ardhjen në pushtet të Milloshevicit”, ka pohuar Sejdiu.

“Kjo situatë imponoi edhe ndërhyrjen vendimtare të NATO-s, e cila ndali spastrimin etnik dhe shpëtoi popullin e Kosovës nga shpërbërja fizike”, ka nënvizuar ai.

Presidenti është shprehur se Kosova është e gatshme për bashkëpunim rajonal dhe ka shtuar se ajo ka një vizion të qartë për të ardhmen.

Top Channel