Bisedimet me Serbinë kanë krijuar një situatë kaotike në Kosovë, Sidomos pas intervistës së ambasadorit britanik Endi Sparks, se në axhendën e bisedimeve do të jetë edhe plani prej 6 pikash i Ban Ki Mun. 

Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi ka deklaruar se fundi se bisedimet nuk do te prekin statusin, por ka shtuar se cdo marreveshje politike me Serbine duhet te kaloje permes Kuvendit.

“Ne e dimë që ka ekzistuar një plan 6 pikësh por tani kemi një situatë të re dhe të favorshme sepse nëse zhvillohen bisedime politike ato duhet të miratohen nga Kuvendi, nëse zhvillohen bisedime teknike ajo është përgjegjësi e qeverisë”, theksoi Krasniqi.

Top Channel