Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që vreshtarëve të Rahovecit t’u kompensohen shpenzimet e tyre me nga 1 mijë euro për hektar. 

Ky vendim është marrë pas një takimi të vreshtarëve me zv/kryeministri Hajredin Kuçi. Zv/kryeministri ka theksuar se, kjo është zgjidhje e përkohshme për shkak të mbulimit të shpenzimeve dhe stimulimit për punë të këtyre vreshtarëve.

Sipas tij 50 % e shumës do t’u jepet deri në fund të këtij viti ndërsa pjesa tjetër, 6-mujorin e vitit të ardhshëm. Të kënaqur me këtë zgjidhje janë ndarë vreshtarët që sipas tyre është zgjidhja më e mirë e mundshme aktualisht për arsye të mosdëmtimit financiar.

Ndërsa kryetari i Komisionit për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillimit Rural, Naser Rugova ka thënë se kjo çështje kërkon mbështetje institucionale dhe se ka shprehur gatishmëri se si komision të marrin të gjitha hapat legjislativ qoftë edhe për ndryshimin e ligjit.

Top Channel