Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov ka deklaruar se bllokada që Greqia po i bën Maqedonisë, përvec pasojave politike krijon edhe pasoja serioze ekonomike.

Duke folur në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ivanov i ka krahasuar këto pasoja me ato të embargos tregtare të 15 viteve më parë.

“Për shkak të bllokadës greke, Maqedonia ka probleme me tërheqjen e investimeve të huaja dhe me zvogëlimin e papunësisë”, ka pohuar Ivanov.

Megjithatë, presidenti ka shprehur bindjen e tij se Maqedonia do të gjejë një zgjidhje me fqinjin e saj dhe do t’i hapet rruga e integrimit.

Top Channel