I dërguari ndërkombëtar në Sarajevë, Valentin Inzko ka deklaruar se Bosnje e Hercegovina mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pas 10 vjetësh.

“Ata që mendojnë se Bosnja mund të anëtarësohet në vitin 2014, që përkon me 100 vjetorin e vrasjes së Franc Ferdinandit, janë ëndërrimtarë”, ka pohuar Inzko.

Ai ka theksuar se viti 2020 është një afat më realist dhe ka nënvizuar se periudha prej 9 ose 10 vjetësh është një perspektivë më e pranueshme.

Top Channel