Profesioni i truprojes është bërë ndër më të kërkuarit në Greqi, për shkak të krizës ekonomike që ka cuar në rënien e ndjeshme të besimit të qytetarëve tek policia.

Sipas njoftimeve të gazetave greke, shërbimet e truprojave po kërkohen gjithnjë e më shumë nga njerëz të pasur dhe subjekte të ndryshme.

Gjithashtu, firma dhe dyqane kanë nisur të angazhojnë personel të posacëm për sigurinë, si dhe të investojnë në sisteme alarmi të sofistikuara.

Duke pasur parasysh borxhet e mëdha të shtetit, kompanitë greke nuk kanë më besim tek policia, ndaj dhe kërkojnë shërbim privat sigurie.

Ndër kompanitë që ofrojnë shërbime të tilla, më fitimprurësja ka rezultuar britanikja “G4S”, xhiroja e të cilës është rritur me 12 për qind.

Top Channel