Dy trafikantë të lëndëve narkotike janë arrestuar prej policisë greke në afersi të Lamias,200 kilometra në veri të Athinës.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martes. Sipas policise greke, dy shqiptare emrat e të cilëve nuk behen publike per arsye hetimi, ndodheshin ne bordin e nje automjeti me targa greke tip xhip.

Ata jane perplasur me arme me policine ne stacionin e autostrades qe lidh Athinen me Selanikun,ne vendin e quajtur Tragana. Policia thote se dy shqiptaret kane hapur zjarr me kallashnikove kunder forcave te rendit,sapo kane kuptuar se po ndiqeshin nga anti-droga e Athines. Agjentet e anti-droges,i jane pergjigjur zjarrit te dy shqiptareve,te cilet kane tentuar te largohen me shpejtesi,por jane bllokuar prej forcave te rendit.

Si pasoje e shkembim-zjarrit qe zgjati rreth 30 minuta,dy police greke dhe njeri prej trafikanteve u plagosen rende,por per fat ata jane jashte rrezikut per jeten. Shqiptari tjeter u arrestua dhe u dergua ne policine e Lamias,ku po merret ne pyetje prej agjenteve.

Prej kontrolleve te kryera ne automjetin e dy trafikanteve,u gjeten 100 kilograme lende narkotike kanabis,dy kallashnikove dhe nje pistolete. Policet greke po hetojne edhe per persona te tjere te perfshire ne kete trafik.

Top Channel