Mbi një mijë kamionë janë vendosur në Athinë dhe Selanik, në ditën e nëntë të protestës kundër ligjit të ri për liberalizimin e sektorëve.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë greke, sipas të cilave ligji në fjalë do të votohet sot në Parlament.

Pas mesdite, kamionistët, të mbledhur nga cdo cep i Greqisë, do të marshojnë në këmbë dhe nuk e përjashtojnë mundësinë për të arritur në qendër të qytetit me automjetet e rënda, pavarësisht urdhërit e qeverisë greke.

Greva e kamionistëve ka paralizuar sektorin e transportit në shtetin helen. Qeveria Papandreu i paralajmëroi dje ata se mund të përballen me pasoja të rënda nëse nuk ndërpresin veprimet e tyre.

Top Channel