Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Dacic, njëkohësisht ministër i Brendshëm, ka deklaruar se negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do të jenë të lehta.

Dacic ka theksuar se pala serbe dhe ajo kosovare kanë prirje të ndryshme, ndërkohë që ka paralajmëruar se njohja e Kosovës mund t’i shtrohet Serbisë si kusht për anëtarësimin në BE.

“Përfaqësuesit e të ashtuquajturit shtet i Kosovës dëshirojnë të bisedojnë për cështje teknike, ndërsa Serbia për cështjen e statusit. Por as rruga për në BE nuk është shtruar me yje, sepse do të ketë shtete që njohjen e Kosovës do ta shtrojnë si kusht”, ka pohuar Dacic.

Top Channel