Rreth 100 lloje të cigareve të ndryshme, të futura në treg kontrabandë, janë sekuestruar nga policia në Bullgari.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave nga kontrollet shkencore ka rezultuar se katër prej 100 llojeve ishin vdekjeprurëse për njerëzit.

Sipas burimeve, cigaret vdekjeprurëse, të cilat nuk kishin logot e tarifave të akcizës, përmbanin sasi të dyfishtë nikotine dhe elemente të tjera kimike, që janë të rrezikshme për jetën.

Top Channel