Rada Trajkovic, politikane serbe nga Graçanica deklaron se bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të jenë teknike dhe me rëndësi për qytetarët.

Sipas saj Beogradi dhe Prishtina duhet të kenë kujdes që të mos i favorizojnë serbët që jetojnë në anën veriore të lumit Ibër dhe t’i anashkalojnë serbët që jetojnë në anën jugore të këtij lumi.

“Sa u përket serbëve të veriut të Kosovës dhe atyre që jetojnë nën lumin Ibër, dallimet ekzistojnë, në shkallën që do ta quaja të kompetencave, të asaj hapësire të decentralizuar të Kosovës”, thotë Trajkovic, bën të ditur Telegraf.

Top Channel