Kryeministri Hashim Thaçi do të zhvillojë disa takime në New York, ku më i rëndësishmi gjithsesi do të jetë ai pasdite vonë në selinë e Kombeve të Bashkuara me përfaqësuesen për politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Baroneshën Catherine Ashton.

Është ky një takim që, siç është përfolur, mund të shqyrtojë dhe përgatisë një mundësi bisedimesh midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane për çështje të interesit të veçantë dhe të përbashkët.

Presidenti Sejdiu, sipas Telegraf, do të mbajë një ligjëratë mbi historikun dhe aktualitetin në Kosovë në Univeritetin më prestigjioz amerikan, atë të Harvardit në Boston. Kryeministri Thaçi do të takojë sot edhe ambasadorin Frank Wisner, ish ndërmjetësues amerikan në bisedimet për statusin e Kosovës si dhekongresistin Eliot Engel, ku pritet të bisedohet rreth pikëpamjeve të qeverisë së Kosovës mbi takimet e drejtpërdrejta dhe të bashkëpunimit të mundshëm midis Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të barabarta.

Top Channel