Spanjë, grevë e përgjishme në fund të muajit
20/09/2010 16:50
Asnjë avion dhe asnjë tren, përvec atyre lokalë, nuk do të lëvizin më 29 shtator në Spanjë, për shkak të mbajtjes së një greve të përgjithshme.
Iniciativa, e promovuar nga sindikatat më të mëdha, është ndërmarrë për të kundërshtuar reformën e tregut të punës, të prezantuar nga qeveria socialiste.
Përfaqësuesit e sindikatave kanë paraqitur sot në Ministrinë e Infrastrukturës propozimin e tyre për shërbimet minimale.
Sipas mediave lokale, propozimi në fjalë nuk përfshin mbërritje apo nisje të fluturimeve ndërkombëtare për të gjithë ditën.
Top Channel