Gjykata e Beogradit ka shtyrë për një ditë gjykimin e Darko Saric dhe grupit të tij prej 19 personash, të akuzuar për trafikimin e 2.7 tonelatave kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave Saric, i njohur ndryshe si baroni i drogës në Ballkan, do të gjykohet në mungesë.

Burimet shtojnë më tej se, për shkak se Saric është konsideruar nga opinioni publik si përbindësh, ndaj tij mund të mos mbahet një proces i ndershëm.

Disa muaj më parë, gjatë hetimit të organizatës së bosit në fjalë, shërbimet sekrete serbe zbuluan edhe një plan për vrasjen e presidentit të Serbisë, Boris Tadic.

Top Channel