Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Lajmin e bën të ditur një gazetë e Sarajevës, sipas të cilës vendimin e tij, Jeremic e ka marrë pas një takimi me presidentin Boris Tadic.

Megjithatë, lajmi mbi dorëheqjen nuk është konfirmuar zyrtarish, por as mohuar nga qeveria serbe.

Sipas burimit, vendimi është ndërmarrë për shkak të dështimit të Serbisë me rezolutën për Kosovën në OKB.

Megjithatë, një tjetër motiv është edhe fakti se Jeremic nuk ka pasur marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Gazeta thekson se ai nuk ka kontaktuar kurrë me Republikën Serbe të Bosnjes.

Top Channel