Partia Demokratike Shqiptare në Maqedoni ka kërcënuar se do t’i bëjë thirrje elektoratit për bojkotim të procesit të regjistrimit të popullsisë nëse nuk plotësohen kërkesat e paraqitura prej kësaj force politike.

“Duhet që Enti Statistikor në vendimmarje të jetë me konsensus, përqindja atje duhet t’i kalojë këto nivele aktuale qesharake. Regjistrimi është një proces i rëndësishëm pasi nuk është thjesht cështje statistikore, por politike”, tha kreu i PDSH-së, Menuh Thaci.

Për PDSH-në,procesi i regjistrimit ka një rëndësi të vecantë, sepse në bazë të tij do të varet përqindja e shqiptarëvë në Maqedoni dhe të drejtat kolektive të tyre.

Top Channel