“Nëse një grua na thotë se është njëzet vjeç dhe duket gjashtëmbëdhjetë, është dymbëdhjetë. Nëse na thotë se është njëzet e gjashtë dhe duket si njëzet e gjashtë, është afër të dyzetave”.

Kjo shprehje e Bernard Show-t që ngjason me një fjalëkryq, është “situatë tipike e lojës së moshës” që na bën të mendojmë gjatë për të e që në gjuhën shkencore jemi mësuar ta quajmë “plakje gjenetike”.

Proçesi normal e shoqëron njeriun hap pas hapi, me transformime të dukshme, që mundohet t`i fshehë për të ruajtur brenda vetes rininë e përjetshme.

Në vazhdim do të zbulojmë çfarë ndodh me trupin tonë, do të kërkojmë prej shkencës një shpjegim për të kuptuar dhe për të pranuar se “plakja është një proçes njerëzor i ndërlikuar, që përfshin aspekte të tëra të shëndetit”.

Shkenca beson se “jetëgjatësia është përcaktuar nga genet që trashëgojmë”. Kjo teori thotë se “mosha jonë potenciale është e vendosur në momentin e konceptimit” dhe provat për të mbështetur këtë teori nuk mungojnë.

Studimi i plakjes që në gjuhën shkencore quhet “gjerondologji” është një shkencë relativisht e re, e njohur si e tillë gjatë 30 viteve të fundit. Ndërsa në të kaluarën shkencëtarët i referoheshin vetëm një teorie që shpjegonte plakjen, tani ekzistojnë dy grupe kryesore të kësaj teorie: njeri arsyeton  se  plakja është  proçes i natyrshëm dhe i  programuar në trup, ndërsa tjetri  thotë se “plakja  është rezultat i dëmit që është akumuluar me kalimin e kohës”.

Thuhet se  genet mund të shpjegojnë ose përcaktojnë 35%-shin e jetëgjatësisë. Pjesa tjetër, varet nga sjelljet tona, ekspozimet dhe nga fati.
 
Disa gene konsiderohen si të rëndësishme për jetëgjatësinë. Por ka edhe gene të dëmshme, si ato që rrisin rrezikun e kancerit. Disa mutacione të geneve  janë të trashëguara dhe ky proçes mund të shkurtojë jetëgjatësinë.

Dhe në këtë hulumtim shkencor mësojmë se ndryshimet hormonale tek njeriu janë pjesë e rëndësishme e plakjes. Me kalimin e moshës ky sistem bëhet me pak efikas, duke sjellë ndryshime në trupin tonë që kanë të bëjnë me menopauzën apo andropauzën.

Nuk mendohet se “disa njerez”  janë të dënuar, sepse anetarët e familjes kanë shfaqur tendencën  e vdekjes se hershme. Me kalimin e moshës, numri i qelizave të rëndësishme bie dhe sistemi imunitar bëhet më pak funksional.

Në periudhën e rinisë sistemi imunitar, jo vetëm na mbron ndaj viruseve dhe baktereve, por ndihmon në identifikimin dhe heqjen e qelizave të kancerit dhe toksinave, elemente që shkaktojnë dëme në rritje të organeve tona.

Një tentativë për të parë “se çfarë ndodh me trupin tonë që nuk ecën paralelisht me mendjen”. Nga eksperienca njerëzore mijëra-vjeçare kemi arritur të kuptojmë se “ironia” e jetës është se plakemi shpejt dhe bëhemi të urtë shumë vonë, pasi trupin nuk e kemi në dorë dhe e vetmja gjë që mund të kontrollojmë, është tashmë arsyeja dhe dëshirat.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel