PDSH në Maqedoni ka akuzuar sot komisionin e ngritur për ligjin e lustracionit se po tenton të mbrojë deputetin e BDI-së, që sipas saj ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete të ish-Jugosllavisë.

“Ndodhi ajo që paralajmëronim ne. Për fat të keq, komisioni për lustracionin nuk vendosi në bazë të dokumentit prej 13 fletësh, ku deputeti i BDI-së pranon se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete”, ka deklaruar zëdhënësi i PDSH-së, Adriatik Imeri.

Ai e ka cilësuar si skandaloz votimin në radhët e komisionit, që shpëton deputetin e partisë së Ali Ahmetit, duke u shprehur se ky votim është kundër realitetit.

Top Channel