Ndërmjetësi i OKB-së për cështjen e emrit, Metju Nimic pas takimit me presidentin e Maqedonisë, George Ivanov në New York, nuk ka dhënë asnjë propozim të ri.

“Nga ana ime mendoj se ka rritje të ndjenjës për mirëbesim se kjo është diçka që mund të zgjidhet me dialog të nivelit të lartë midis dy vendeve. Ky do të ishte një zhvillim shumë pozitiv. Po shoh se tani palët po bisedojnë mes vete për punët që janë në kuadrin e atyre çështjeve se mund të ketë pritje për të gjetur zgjidhje për këtë problem”, deklaroi Nimic, bën të ditur Telegraf.

Negociatori i Shkupit, ambasadori Zoran Jolevski vlerësoi se presidenti Ivanov në takim me Nimicin ka shprehur përkushtimin që sa më shpejtë të arrihet një zgjidhje e pranueshme.

Top Channel