Meksikë, gazetat kërkojnë mendimin e bandave

20/09/2010 19:05

Një gazetë meksikane në zemër të vendit të përfshirë nga lufta e drogës, u ka kërkuar karteleve sugjerime për artikujt që duhet të publikohen mbi këtë konflikt.

“El Diario de Huarez” është bërë e njohur për raportimet e saj nga rrugët e vdekjes në qytetin Siudad Huarez.

Por vrasja e një fotografi 21 vjecar javën e kaluar e shtyu gazetën të publikonte në faqe të parë një editorial me titullin: “Cfarë doni nga ne?”.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë deklaruar disa herë se gazetarët në Meksikë janë kthyer në shënjestër të karteleve të drogës.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me bazë në Shtetet e Bashkuar, ka deklaruar se mbi 30 gazetarë janë vrarë në vendin latin që prej 2006-ës.

Ky grup thotë se shumica e viktimave shkruanin për krimin ose për korrupsionin dhe shton se dhuna i ka detyruar reporterët të vetëcensurohen.

Top Channel