Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramë Manaj u takua me zëvendësin e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Christopher Rowan, me të cilin biseduan rreth axhendës së miratimit të ligjeve nga ana e Kuvendit të Kosovës, zhvillimet politike në vend.

Duke u fokusuar në bashkëpunimin rajonal, zëvendëskryeministri Manaj theksoi se shteti i Kosovës angazhohet për bashkëpunim me vendet fqinje, përfshirë edhe Serbinë, në çështje të interesit të përbashkët dhe në kuadër të proceseve integruese në Bashkimin Evropian.

“Bisedimet me palën serbe do të bëhen duke respektuar Kushtetutën e Kosovës si dhe Planin e Presidentit Ahtisaari”, tha Manaj.

Top Channel