Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha sot se Kosova vazhdimisht ka treguar gatishmërinë për të qenë në shërbim të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit.

Krasniqi, sipas Telegraf, thotë se takimi me kryetarët e komisioneve për politikë të jashtme të vendeve të rajonit është tregues për një realitet të ri në Ballkan në shërbim të integrimit të kësaj pjese në Bashkimin Evropian.

Ky samit, i komisioneve parlamentare për punë të jashtme të kuvendeve të rajonit po mbahet në Prishtinë nën organizimin e Komisionit të Kosovës për punë të jashtme.

Top Channel