Ushtarët ukrainas të KFOR-it kanë fituar miliona euro përmes kontrabandës së derivateve të naftës, që përdoret për nevojat e trupave ndërkombëtare.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave kjo ka qenë arsyeja përse ish-komandanti i KFOR-it Markus Bentler kërkoi kohë më parë zëvendësimin e komandantit të kontigjentit ukrainas që vepron në Kosovë.

Por, shtojnë më tej burimet, iniciativa e gjeneralit gjerman nuk pati sukses dhe trupat ukrainase vazhduan aktivitetin e tyre ilegal.

Lidhur me kontrabandën e derivateve të naftës, policia e Kosovës dhe ajo ndërkombëtare e EULEX zhvilluan pak ditë më parë një operacion që coi në arrestimin e 7 personave.

Top Channel