Ka ndërruar jetë sot në Prishtinë, në moshën 87 vjecare ish-luftëtari Azem Hajdini, që njihet ndryshe si personi që ka denoncuar, por edhe përjetuar, masakrën e Tivarit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Hajdini, do të mbahet mend edhe për angazhimin e tij aktiv në radhët e forcave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Më pas ai u dërgua në Tivar, ku përjetoi edhe masakrën e njohur të 31 marsit të 1945-ës.

I njohur ndryshe me pseudonimin Xani, Hajdini ka botuar edhe 8 libra që i kushtohen pikërisht masakrës së Tivarit, por edhe ngjarjeve me peshë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Top Channel