Kinë, policia shpëton 16 mijë persona
20/09/2010 17:55
Policia kineze ka liruar në 5 muaj mbi 16 mijë persona, gra dhe fëmijë, të destinuar për trafik qëniesh njerëzore.
Ministria e Sigurisë Publike në vendin aziatik nisi në muajin prill një fushatë për të luftuar fenomenin në fjalë.
Gjatë këtij operacioni, policia ka shkatërruar 2400 banda aktive në trafikun e qënieve njerëzore dhe ka arrestuar mbi 15.600 të dyshuar.
Policia është përpjekur gjithashtu t’u garantojë fëmijëve të rrëmbyer kthimin tek familjet e tyre të origjinës.
Top Channel