Indi, përplasen trenat, 13 të vdekur

20/09/2010 11:15

Sërish tragjedi në hekurudhat indiane. Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe rreth 50 të tjerë u plagosën pas një përplasjeje mes një treni mallrash dhe një treni pasagjerësh.

Ngjarja ndodhi në shtetin e Madhya Pradesh,në Indinë qendrore, rreth 350 kilometra larg kryeqytetit Bhopal.

Shkak është bërë moti i keq që ka rënduar rrugën hekurudhore. Në ditë në linjat hekurudhore qarkullojnë 18 milionë persona, ndërkohë që masat e sigurisë janë të ulëta.

Top Channel