Gjykata Ndërkombëtare e Hagës i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të ushtrojë presion ndaj Serbisë për të arrestuar të kërkuarit kryesorë për krime lufte.

Apeli është bërë nga kryeprokurori Serge Brammertz, i cili ka krituar Beogradin se nuk po bashkëpunon në nivelin e duhur në këtë drejtim.

“Beogradi nuk po bashkëpunon plotësisht për kapjen e Mlladic, arkitekt i krimeve në Bosnje, si dhe për të kërkuarin tjetër Goran Haxhic”, ka deklaruar Brammertz.

Ish-gjenerali Ratko Mlladic ndodhet në krye të listës së të kërkuarve nga gjykata e Hagës, e cila e konsideron si përgjegjësin kryesor për masakrën e përgjakshme të Srebrenicës.

Top Channel