Kostas Karamanlis është udheheqesi më i pasur partiak, sipas raportit të deklarimit të pasurive të politikanëve vendas për vitin 2008 që ka publikuar sot parlamenti grek.

Të ardhurat e tij per vitin kur ai ka qene kryeminister, kane qene gati 130.000 euro, depozitat bankare te familjes 822.000 euro dhe 177.000 dollare, ka shitur aksione me vlere prej 870.000 euro dhe ka blere te tjera per gati gjysme miliard eurosh. Posedon mbi 5 shtepi ne Athine,dy ne Selanik,nje ne ishullin e famshem Mikonos,nje siperfaqe bujqesore ne Kintho dhe nje ne Serres. Gjithashtu pervec makines personale deklaron dhe nje jaht tetevendesh.

Nga udheheqesit partiake ne fuqi, me i pasuri aktualisht ne Greqi eshte kryetari i Partise Ultranacionaliste greke Jorgos Karaxhaferis. Te ardhurat e tij per 2008 jane 111.000 euro ,depozita bankare prej 156.000 eurosh,nje pasuri te madhe te patundeshme prej 6 apartamentesh,dy shtepish,nje parkingu privat,nje siperfaqe toke dhe tre ferma.

Pasuri te madhe te patundshme zoteron edhe udheheqesi i konservatoreve greke Andonis Samaras qe ka deklaruar te ardhura 107.000 euro, depozita 391.000 euro ,3500 aksione te kompanise detare ΑΝΕΝ Lines,pronesi te tre siperfaqeve toke bujqesore prej 1100 metra katrore,nje siperfaqe toke me shtepi prej 2335 metra katrore ne nje zone te pasur te Athines,nje shtepi ne lagjen e famshme Kolonaki te kryeqytetit grek ,ndersa edhe bashkeshortja e tij pervec te ardhurave te kenaqshme ,ka ne pronesi edhe pasuri te patundshme.

Top Channel