Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell ka deklaruar lidhur me bisedimet e reja mes Serbisë dhe Kosovë, se Shtetet e Bashkuara presin më parë propozimet e BE, për të vendosur më pas nëse do të marrin pjesë në to.

“Ne po e ndjekim cështjen me shumë kujdes dhe jemi në pritje të propozimeve të BE-së. Nëse shohim se struktura e bisedimeve dhe e cështjeve në rendin e ditës na përgjigjen, atëherë ne jemi të gatshëm t’i bashkohemi procesit”, ka pohuar Dell.

Më herët zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci deklaroi se roli i SHBA në të gjitha proceset që kanë të bëjnë me Kosovën ka rëndësi jetike.

Top Channel