Brazil, shembet tribuna, 110 të plagosur
20/09/2010 21:40
Të paktën 110 persona kanë mbetur të plagosur pas shembjes së një tribune në Brazil, në pistën e garave me makina të Quatro Pontes, në shtetin e Paranës.
Mes të plagosurve, 22 janë rëndë, bën të ditur BBC.
Në momentin e aksidentit në vendngjarje ishin të rreth 500 persona që po merrnin pjesë në eventin automobilistik.
Policia ka filluar hetimin për gjetjen e shkaqeve.
Top Channel