Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanovic ka deklaruar se cështja e statusit duhet të jetë në qendër të bisedimeve të reja me Prishtinën.

Më pas sipas tij, duhet të vijnë cështja e sigurisë, pozita e bashkësisë serbe, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, decentralizimi, etj.

“Jemi të hapur të bisedojmë për të gjitha opsionet që cojnë tek kompromisi thelbësor dhe i qëndrueshëm”, ka pohuar Bogdanovic për mediat lokale.

Ai ka shtuar më tej se vija e kuqe nën të cilën Serbia nuk mund dhe nuk do të shkojë, është e njohur për të gjithë.

Top Channel