Përvec paralizimit që ka shkaktuar në disa sektorë të ekonomisë, greva e kamionistëve po bllokon edhe trafikun e Athinës.

Paraditen e sotme, qindra kamionistë kanë bllokuar një nga arteriet kryesore të kryeqytetit helen, duke protestuar kundër reformës së liberalizimeve në këtë sektor që pritet të miratohet nga parlamenti.

Mbi 800 kamionë kanë marshuar në Athinë nën vazhgimin e policisë. Votimi në parlament do zhvillohet ditën e nesërme kur pritet të ketë edhe protesta më të dhunshme.

Top Channel