Një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e një furrtari shqiptar në komunën veriore, në Zveçan, në orët e para të mëngjesit të së dieles.

Siç njofton Policia e Kosovës nuk ka ndonjë të lënduar, por vetëm dëme materiale që i janë shkaktuar objektit, pronar i së cilit është Bekim Cikaj.

Sipas zëdhënësit të policisë në rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, thotë se ky sulm është i motivuar etnikisht, dhe përmend se edhe më herët para kësaj furre është hedhur një mjet shpërthyes.

Në bazë të hetimeve të para llogaritet që mjeti shpërthyes të jetë një bombë dore. Sipas Hotit nuk ka ndonjë të arrestuar në lidhje me këtë çështje, porse hetimet janë duke u zhvilluar.

Top Channel