Kukës-Morinë, aksident, një i plagosur rëndë

19/09/2010 11:55

Një aksident ka përgjakur autostradën Kukës-Morinë ku një person ka marrë plagë të rënda.

I plagosuri drejtonte ambulancën ku ndodhej një i sëmurë për në Tiranë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë verifkimet e nevojshme.

Sipas të dhënave, ambulanca është përplasur me rrethimet mbrojtëse për shkaqe ende të paditura. 50 vjecari Riza Arifi është transportuar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës me një helikopter.

Top Channel