
Një investim prej 105 milionë lekësh në infrastrukturën rrugore të komunës së Farkës, e drejtuar nga demokratët, i ka dhënë rastin kryeministrit Sali Berisha të bëjë krahasimin mes qeverisjes së demokratëve dhe asaj socialiste ne bashkinë e Tiranës.
Sipas kryeministrit Berisha, kjo rruge e re dhe disa vepra te tjera publike te ndertuara me fondet e komunes kane shnderruar Farken ne nje nga komunat e ndertuara me bukur dhe ku jetohet me mire ne Shqiperi, duke terhequr edhe investitore te huaj, te cilet nuk lejohet te ndertojne ne bashkine e Tiranes.
“Asnjeri prej tyre nuk investon qofte edhe nje qindarke ne Tirane dhe jo se nuk duan, por Tirana perjeton krizen me te thelle te historise se saj, krizen e lepurit apo krizen e gjobave, 100 mln eurosh per vetem nje konrate, krize e cila po e katandis kryeqytetin e shqiptareve ne nje qytet te betonizuar ne menyren me te pameshirshme’, theksoi Berisha. Kryeministri, ashtu si kreu i opozites Edi Rama, eshte perqendruar tek ekonomia e vendit, por me nje panorame krejt te kundert.
Duke i cilesuar mashtrime deklaratat e opozites per rrenim ekonomik, kryeministri tha se Shqiperia pritet te kete edhe kete vit, rritjen me te madhe ekonomike ne Europe, duke u bazuar tek eksportet dhe mbledhja e te ardhurave. “Kete vit, Shqiperia, ne muajin gusht mbylli rritjen me te madhe te te ardhurave ne Europe. Une ju garantoj ju se prapa cdo mashtrimi qendron nje leje ndertimi e lepurit te bashkise, se prapa cdo mohimi qendron verberia politike e atyre te cilet besojne se vetem mbi te keqen tuaj mund te ndertojne pushtetin e tyre”, shtoi kreu i qeverise.
Kryeministri Berisha i ka dhene edhe nje pergjigje indirekte deklaratave te kreut te opozites per rifillimin e protestave deri ne largimin e qeverise. “Ne, le t’u themi ketyre shokeve, vazhdoni te nderuar shoke, se me gersheret e ligjit do te presim veshet e lepurit. Po, do ta bejme kete. Se ne do te ndertojme rruge te reja, do te hapim dyert e investimeve te medha per te krijuar jo dhjetra, por qindra e mijera vende pune per te ecur te sigurte drejt integrimit europian”, nenvizoi kryeministri. Hapi i madh sipas kryeministrit Berisha, per te afruar shqiptaret me Europen eshte liberalizimi i vizave. “Kete vjeshte shqiptaret do te levizin te lire ne mbare Europen. Kjo eshte vjeshta e historise, e lirise se levizjes se qytetarve te Farkes dhe mbare Shqiperise”, perfundoi ai.
Top Channel