Trafiku, nga parkimi i gabuar

18/09/2010 14:25

Trafiku i rënduar në Tiranë ka si shkaqe kryesore parkimin e gabuar dhe lëvizjen kaotike.

Sipas studimeve të bëra nga ekspertë ndërkombëtare, situata problematike e qarkullimit të automjeteve në kryeqytet, nuk vjen si pasojë e mungesës së rrugëve, hapësires së tyre apo të numrit të madh të automjeteve, por vetem per shkak te mos respektimit te kodit rrugor dhe edukates se dobet te drejtuesve te automjeteve dhe kembesoreve.

Prej disa javesh bashkia e Tiranes ka nisur nje fushate per disiplinimin e parkimeve, si nje factor kryesor, qe ndikon ne lehtesine e qarkullimit, pasi drejtuesit e automjeteve ne vendin tone parkojne per dy, apo per tre edhe ne vendet ku nuk lejohet. Te gjithe keta drejtues po ndeshkohen, nderkohe qe nepermjet nje fushate sensibilizuese po falenderohen ata qe parkojne ne menyre korrekte.

Sipas drejtorit te Policise Bashkiake asnje drejtues automjeti nuk do te tolerohet  ne rast se kapet, duke shkelur rregullat e qarkullimit, pasi pervec shkeljes pengon levizjen normale te te automjteve dhe te kembesoreve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA