Ambasadori britanik në Prishtinë, Endi Sparks, përjashtoi mundësinë që në dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit të bisedohet çështja e statusit dhe e integritetit territorial të Kosovës.

Sipas RTK, Sparks theksoi se Kosova dhe Serbia do të bisedojnë si shtete të pavarura, ndërsa agjenda e bisedimeve do të përcaktohet nga Katrin Eshton, në koordinim të ngushtë me të dyja palët.

Ndërkohë BE pritet të vendosë javën tjetër për një datë të takimit mes dy vendeve.

Top Channel