Serie A, Fiorentina mundet 2-1 nga Lacio

18/09/2010 21:30

Fiorentina ka pësuar humbje në ndeshjen me Lacion, e vlefshme për javën e tretë të Serie A, duke marrë kritika të ashpra nga tifozët.

“Shkoni hyni në grevë, për të gjithë vitin”, u kanë thënë tifozët lojtarëve, pas humbjes me rezultatin 2-1.

Më pas tifozeria ka kënduar edhe një kor tjetër. “Sinisa, kapi me shkelma”, kanë kënduar ata, duke iu referuar një batute të trajnerit serb, pas një humbjeje të ekipit të me skuadrën e Leces.

Mihajlovic i kishte kërcënuar lojtarët e tij se do t’i kapte me shkelma nëse nuk do të tregoheshin më të “këqinj” në fushën e lojës.

Top Channel