Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, deklaroi të premten se nëse Gjykata Kushtetuese i pamundëson kryetarit aktual të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, që të kandidojë për kryetar të kësaj partie, atëherë ai do të kandidojë për këtë post.

Këto komente Mustafa për gazetarët e mediave të Prishtinës, bën të ditur RTK.

Ai deklaroi se për të më e rëndësishme është që Lidhja Demokratike e Kosovës të ketë një proces normal zgjedhor dhe demokratik.

Top Channel