Zyrtarë të partisë Demokracia e Re në Maqedoni kanë kritikuar sot qeverinë se po shpërfill pikat e parashikuara nga Marrëveshja e Ohrit.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i DR Arjanit Hoxha ka deklaruar se edhe aleati shqiptar në qeveri, BDI, mbyll sytë ndaj këtij fakti pasi nuk ka asnjë peshë në këtë koalicion.

“Ironia më e madhe është se përcmimin që i bëhet Marrëveshjes së Ohrit nga kjo qeveri, BDI mundohet ta justifikojë duke pranuar në mënyrë indirekte se nuk ka asnjë peshë politike”, ka pohuar Hoxha.

Ai ka shtuar më tej se me këto veprime qeveria maqedonase dhe kreu i shtetit tregojnë se nuk e konsiderojnë MO-në një prioritet, pavarësisht se ajo u nënshkrua edhe me garancinë e SHBA dhe BE.

Top Channel