LSI: Ndryshimi i PS, pozitiv

18/09/2010 15:30

Levizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur qëndrimin e ri të opozitës për të dërguar në Komisionin e Venecias cështjen e fletë-votimeve.

Sekretari i pergjithshem i LSI-se Luan Rama deklaroi se kjo parti eshte gati te bashkepunoje me cdo force tjeter politike per reformen zgjedhore.

“Rruga drejt Komisionit të Venecias është ofruar prej kohësh nga mazhoranca dhe shpresoj dhe besoj se ky hap do të shkojë më tej”, tha Rama.

Sipas tij nuk ka asnjë pretendim që do të pengojë nisjen nga puna të Komisionit Parlamentar, ndërsa do të pritet vendimi i Venecias.

“Ka një inkoherencë në qëndrimet e saj Partia Socialiste. Kjo forcë thotë se do të bëjë protesta dhe nga ana tjetër se do të presë opinionin e Venecias. Ne e ftojmë PS-në që të përfshihet në ecurinë e reformave”, tha Rama.

Top Channel