Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja të martën do të marrë një letër që do të detyrojë Kuvendin komunal të ndryshojë logon e komunës, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ministri për Pushtetin Vendor, Sadri Ferhati ka deklaruar se vendimi i gjykatës është një detyrim.

Ndërsa zëdhënësi i komunës tha se ekzistojnë dy mundësi për cështjen e emblemës, të vendosë Kushtetuesja ose gjykata e pushtetit lokal.

Në mars të këtij viti Gjykata Kushtetuese vlerësoi se emblema e komunës së Prizrenit është anti-kushtetuese.

Pas denoncimit të një banori me etni boshnjake, ajo kërkoi që logoja “Komuna e Prizrenit” të vendoset në shqip, serbisht dhe gjuhën boshnjake.

Top Channel