Ministria e Bujqësisë në Prishtinë ka propozuar që të subvencionohet sasia e verës së prodhuar gjatë vitit 2009, si zgjidhje për problemin e vreshtarëve të Rahovecit dhe krijimin e lehtësirave për podruktet e verërave.

Propozimi parashikon që ndërmarrjet përpunuese për çdo litër verë të prodhuar në vitin 2009 të marrin nga 0.04 euro.

Në një komunikatë zyrtare thuhet se, ky plan do të realizohet në momentin kur ndërmarrja do të marrë të njëjtën sasi të rrushit si gjatë vitit 2009.

Ministria e Bujqësisë konsideron se ky propozim, përveç se ofron zgjidhje për problemin aktual, ofron edhe mbështetje për podruktet e verërave në këtë rajon.

Top Channel