Katër persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës pasi dyshohen si organizatorë të protestës së vreshtarëve në Rahovec, e cila degjeneroi në dhunë.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë Shoqatës së Vreshtarëve, e cila u ka shkruar një letër autoriteteve, për të kërkuar lirimin e tyre.

Vreshtarët e Rahovecit protestuan ditën e djeshme kundër kompanisë së verës “Stone Castle”, e cila refuzoi të blinte rrushin e tyre.

Por protesta degjeneroi në dhunë dhe përleshje me policinë dhe për pasojë mbetën të plagosur 29 persona.

Top Channel